Policia e Kosovës ndalon dy shtetas të huaj për kalim ilegal të kufirit

26 korrik 2022 | 11:56

Policia e Kosovës ka ndaluar më 25 korrik dy burra – me shtetësi franceze – që kanë kaluar ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Sipas një komunikate për media, dy burrat janë ndaluar në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit.

Ata kanë qenë në një automjet me targa ruse.

“Dyshohet se të dyshuarit, duke përdorur rrugët ilegale, kanë hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në komunikatën e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin…