Policia e Kosovës pranon pesë qen për njësinë “K9” nga UNDP-ja

09 mars 2021 | 16:26

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës, në të cilën ishin të pranishëm drejtori i policisë, Samedin Mehmeti me bashkëpunëtorë, si edhe Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, Policia e Kosovës ka marrë një donacion 5 qensh për njësinë “K9”.

Dorëzim-pranimi i këtij donacioni është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë Maria Suokko.

Për pjesëmarrësit është bërë një prezantim i shkurtër i qenve në veprim nga pjesëtarë të njësisë “K9”.

Ky donacion sipas Mehmetit dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Policisë së Kosovës me UNDP-në.

“Donacioni i sotëm, ka për qëllim mbështetjen e Policisë së Kosovës në ngritjen edhe më tej të produktivitetit policor në parandalimin e kontrabandimit, zbulimit dhe konfiskimit të armëve ilegale, municionit dhe eksplozivëve”, ka thënë Mehmeti.

Ndërsa përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, ka theksuar se në rrethana të jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia, janë të sfiduar të vazhdojnë të sigurojnë shërbime për të gjithë njerëzit në mënyrën më efikase të mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka qëndruar të…