Policia e Maqedonisë: Nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj Albin Kurtit

10 shkurt 2024 | 14:38

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar në lidhje me informacionet për kërcënim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, tha se nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj Albin Kurtit. Ai tha se siguria për Kurtin është përcaktuar sipas rregullave dhe protokolleve.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, tha Angellovski.

Ndryshe, sot RTK raportoi se Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Shkup është përcjellë nën masa të rrepta të sigurisë, pasi ka pasur informacione për atentat ndaj tij.

Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë i kanë thënë për RTK-në, se menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e sotme Rahovecin e ka gjetur me ekskavatorë rreth…