Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre personave, të dyshuar për “vjedhje të rëndë”

17 nëntor 2023 | 10:59

Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, ka publikuar fotografi të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tyre. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tyre”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Lajçi, ka theksuar se dialogu…