Policia konfiskon mbi 32 kilogramë substancë narkotike

30 nëntor 14:54

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e Drejtorisë Kundër Trafikimit me Narkotikë kanë arrestuar një person si dhe kanë konfiskuar një sasie të konsiderueshme të narkotikëve.

Operacioni policor është zhvilluar në magjistralen Graçanicë-Gjilan në fshatin Kishnicë, pas mbledhjes së provave dhe informatave nga terreni, nën dyshimin e bazuar se në këtë lokacionin një person i dyshuar, tashmë i arrestuar, po merrej me trafikim me narkotikë.

Personi i arrestuar me inicialet A. H. (1986) është dërguar për mbajtje.

Sipas policisë, ky person dyshohet se kryente veprën penale “blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Hetuesit policorë gjatë kontrollit në automjetin të cilin e voziste i dyshuari kanë gjetur 5 thasë të mbushur me narkotikë të llojit marihuanë të ndara në 30 paketime me peshë 32.3 kilogramë. Pas konsultimit me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit në fshatin Merdare të Podujevës, ku gjatë kontrollit janë gjetur 3 thasë të plastikës të mbështjellë me ngjitës, ku në brendësi është gjetur marihuanë me peshë 3.2 gramë si dhe një qese me fara të llojit kanabis sativa, me peshë 53.7 gramë”, është thënë në njoftimin e policisë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Epoka e re”, pas fitores në xhiron e kaluar në…