Policia mbylli lokalin ku po performonte, ‘’çartet’’ Stresi

25 qershor 2023 | 10:47

Mbrëmja e kaluar nuk ishte aq e mirë për Stresin. Reperi u desh të performonte në një nga lokalet e natës në Vlorë, mirëpo aksioni i Policisë për zhurmën, bëri që performanca e tij të mbyllej më herët. Kjo solli dhe revoltën e tij, i cili në rrjetet sociale ka hedhur të gjithë ‘vrerin’ që ka ndaj Policisë dhe ndaj shtetit.
Përmes një ‘Instastory’, ai i drejtohet shtetit duke pyetur sesi do mbahet turizmi në vendin tonë, nëse muzika mbyllet në orën 23:00. Më tej, ai shton se mbrëmjen e kaluar mbi 2000 turista u kthyen të dëshpëruar pas mbylljes së muzikës.

Ja reagimi i Stresit:

Brravo b****… Imagjino në Ibiza apo le të themi Sardenia të mbyllet muzika në orën 23:00, kurrë ato mijëra turistë s’do vin vitin tjetër. Si do e mbani turizmin? Të paktën mbi 2000 turista sonte u kthyen të dëshpëruar, në fakt se keni problem ju po kur nuk çohet iher populli t’ju *** robt juve iher e mirë k***’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhaklin Lekatari ka qenë e pakënaqur nga koncerti “Dekada”, pasi…