
Policia thotë se vazhdon të angazhohet në ruajtjen e sigurisë publike
Në vazhdën e realizimit të aktiviteteve me qëllim rritjen dhe forcimin e Komiteteve Lokale për Siguri Publike, sot në bashkëpunim me Komitetin e Lokal për Siguri Publike në Obiliq dhe me mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së u realizua takimi i 20 më radhë i KLSP-ve, takim ky që solli të gjithë akterët që ndihmojnë dhe forcojnë bashkëpunimin si zyrtarë nga MPB-ja, kryetari i komunës së Obiliqit, përfaqësues nga KLSP-ja në nivel vendi, zyrtar nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, zyrtarë policorë.
Në këtë takim u shpalosen projektet nga KLSP-të, u ndanë mirënjohje nga OSBE-ja disa përfaqësuesve të KLSP-ve, u përmenden sfidat dhe në fund u rekomandua që të gjithë te kontribuojmë në rritjen e sigurisë në përgjithësi.
U theksua se Policia e Kosovës është institucion i ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike që në kuadër të autorizimeve, detyrave ditore, prioritet ka partneritetin me qytetar, me ç’rast në vazhdimësi synon që këtë bashkëpunim ta rris dhe forcojë.