Policia tregon për masat e marra pas kërcënimit të kryeministrit Kurti

28 tetor 2021 | 11:55

Policia e Kosovës ka treguar për masat që ka ndërmarrë pas kërcënimit që ka marrë në rrjete sociale kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një komunikate për medie, policia ka treguar se pas pranimit të informacioni menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore.

Sipas policisë, lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar.

“Fillimisht Policia e Kosovës, ka shtuar masat e sigurisë personale të Kryeministrit përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të Kryeministrit. Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale. Lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin drejt ofrimit të sigurisë ndaj personaliteteve të vendit dhe qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve”, është thënë në komunikatën e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KHF Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve.…