Policia ushtarake e FSK-së trajnohet nga karabinierët italianë

27 qershor 2022 | 15:33

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar kursin “Trajnimi i Trajnerëve-Kontrolli i Trazirave dhe Turmave (CRC)” të mbajtur në Regjimentin e 13-të të Korpusit të Karabinierëve në Gorizia, Itali.

Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se trajnimi është realizuar në kuadër të bashkëpunimit ushtarak bilateral në mes të forcave të dy vendeve, i cili po intensifikohet vazhdimisht.

“Falënderim dhe mirënjohje e lartë për forcat partnere italiane”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nice ka vendosur të rikthejë Lucien Favre në stol, me…