Politikat belatore nuk kanë vend në Malishevë!

15 gusht 2021 | 22:30

Shkruan: Arbëreshë Krasniqi

Malisheva dhe qytetarët e saj nuk do ta lejojnë këtë dhe po këtë e kanë treguar fuqishëm në nëntorin e 2013-ës.

Respekt për secilin qytetar të Malishevës që mendon shëndosh e afatgjatë ta ndërtojë Malishevën!

Dëshmorët dhe vlerat e luftës më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të pakontestuara e të paçmim. Ndjej përulje para secilit! Gjaku i tyre vulosi historinë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë e të mos ndalemi për zhvillim e prosperitet të komunës tonë. Puna dhe misioni ynë është që të vazhdojme tutje por jo të maskuar pas vlerave të atyre qe dhane lirinë për vendin tonë.

Zhvatësit nuk kanë vend në Malishevë. Andaj ka disa pyetje që duhet shtruar:Qantat me para nga: Bukoshi, këshilli i finacimit, Nëna Naile, nga shitja e lejeve të ndërtimit në Prishtinë 2013-2017, ata të cilët janë bashkuar me ata të cilët kanë rrënuar pronat publike e komunale në Malishevë ata që për mëse 30 vite kanë zhvatur gjithë çka që u ka ra në dore.

E që pas lotit të kepës fshihen e vajtojnë pas dëshomreve…

Populli thotë turpi nuk hahet me buke….!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona harron Messin për momentin! Katalanasit kanë mposhtur 4-2 Real…