Portieri 38-vjeçar realizon gol të bukur nga gjuajtja e lirë (Video)

31 mars 2021 | 14:45

Në ndeshjen e kampionatit kolumbian është kryer një gol tepër i rrallë, sidomos për një portier. Në sfidën midis Haguares de Kordoba dhe Zhunior e cila përfundoi me rezultatin 0-2, portieri i skuadrës mike Viera ka shënuar një gol të pabesueshëm nga goditja e dënimit, në minutën e 17′ të sfidës.

38-vjeçari ka realizuar në mënyrë perfekte duke e dërguar atë top në trekëndësh dhe ishte e pamundur të pritej nga portieri i skuadrës së Haguares de Kordoba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tefta Cami-Cani-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës E dashur, Suzana! u…