Portieri i Anglisë: Kosova luan mirë, mund të kualifikohet në Evropian

17 nëntor 2019 | 20:46

Portieri i Anglisë, Nick Pope e vlerësoi paraqitjen e “Tre Luanëve” si të vështirë ndaj Kosovës, ani pse ndeshja përfundoi me rezultat 0-4.

“Ishte një paraqitje e mirë, nuk ishte një ndeshje e lehtë. Jeni një ekip i mirë dhe për të ardhur këtu për të luajtur si mysafirë është e vështirë”, ka thënë Pope.

Portieri anglez është shprehur se “dardanët” mund të kualifikohen në “Euro 2020”. “Po Kosova ka shanse të jetë pjesë e Euro 2020. Kam parë se si luan Kosova dhe luan futboll të mirë, duke luajtur futboll të mirë edhe mund të kualifikohet”, ka shtuar Pope.

Kjo ishte ndeshja e fundit kualifikuese në kuadër të Grupi A. Anglia është kualifikuar se bashku me Çekinë, kurse Kosova një gjë të tillë do ta kërkon nëpërmjet Ligës së Kombeve.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ishte në bankën rezervë në…