Presidenti Ademi vizitoi stadiumin “Riza Lushta”

25 korrik 2022 | 21:25

Presidenti Agim Ademi së bashku me anëtarin e KE të FFK-së nga regjioni i Mitrovicës, Xhelal Broja, kanë qëndruar sot për vizitë në stadiumin “Riza Lushta”.

Në këtë stadium, ekspertët e FFK-së në bashkëpunim me ata të KF “Trepça’89” janë duke kryer punimet në përmirësimin e fushës për fillmin e edicionit të ri garues.

Drejtuesit e FFK-së janë pritur nga drejtuesi i këtij klubi, Abedin Zeka, teksa nga afër e kanë ndjekur ecurinë e punimeve në fushë. Po ashtu, ata gjatë kësaj vizite janë takuar edhe me pjesëtarë të komunitetit romë, të cilët po e zhvillojnë aktivitetin e tyre në fushën e vogël të këtij stadiumi.

Me këtë rast, i pari i FFK-së i ka inkurajuar fëmijët e këtij komuniteti që të vazhdojnë të luajnë futboll, derisa trajnerët e tyre i ka ftuar që ta krijojnë klubin e tyre dhe ta regjistrojnë atë në FFK dhe në këtë mënyrë mundësitë për ta ndihmuar këtë komunitet do të ishin më të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksporti i grurit ukrainas do të nisë më 27 korrik…