Presidenti i Atleticos mohon interesimin për Ronaldon

27 korrik 2022 | 10:43

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka hedhur poshtë mundësinë për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Derisa e ardhmja e sulmuesit portugez është ende e paqartë, ai u lidh së fundi edhe me një kalim në “Wanda Metropolitano”.

Mirëpo, këto spekulimi janë hedhur poshtë nga i pari i klubit spanjoll, Enrique Cerezo, i cili mohoi se Atletico Madridi ka shprehur interesim për Ronaldon.

“Nuk e di se kush e shpiku këtë histori për Cristiano Ronaldon te Atletico Madridi. Sigurisht që nuk është e vërtetë”, tha ai për “Cope”.

“Është praktikisht e pamundur që ai të vijë në Atletico Madrid”, shtoi Cerezo.

Ronaldo së fundi është rikthyer te Manchester Unitedi, mirëpo thuhet se ai u rikthye për të biseduar rreth të ardhmes – derisa vazhdojnë raportimet se ai po e kërkon largimin nga “Old Trafford”.

37-vjeçari me “Djajtë e Kuq” ka kontratë të vlefshme edhe për një sezon, teksa në kontratën e tij me klubin anglez ekziston edhe opsioni për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ende nuk ka filluar stërvitjet me skuadrën e Erik ten Hag, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i tij për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në…