Presidenti i Tottenhamit: Kane mund të rikthehet një ditë

20 shtator 2023 | 17:11

Presidenti i Tottenham Hotspurit, Daniel Levy, ka zbuluar se golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, Harry Kane, mund të rikthehet një ditë në Londër. Opsion që bëhet i mundur si pasojë e një klauzole të veçantë.

“Kemi përfshirë një klauzolë riblerjeje të Kanes. Dua ta falënderoj për gjithçka që ka bërë për ne. Harry do të jetë gjithmonë i mirëpritur te Tottenhami. Ai është një nga të familjes, një pjesëtar shumë i dashur dhe i vlerësuar. Do të mbetet gjithmonë në historinë e Tottenhamit”, u shpreh kreu i klubit për Kanen, autor i 280 golave në total më skuadrën e Premierë Ligës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i ka kërkuar kryeministrit aktual,…