Presidenti i UEFA-s: Kualifikimi në ‘Euro 2020’, dhurata më e mirë për ta nderuar figurën e Fadil Vokrrit

20 dhjetor 2019 | 17:57

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka dërguar një mesazh emocionues në  ceremoninë e Laureatëve për vitin 2019.

Sipas tij, kualifikimi i Kosovës në Kampionatin Evropian do të ishte dhurata më e mirë për ta nderuar figurën e Fadil Vokrrit

Mesazhi i Aleksander Ceferin:

Të dashur miq, i dashur Agim Ademi, fillimisht urime për rezultatet fantastike prej kur vendi juaj është bërë anëtar zyrtar i UEFA-s.
Vërtetuat se jeni vend i vërtetë i futbollit dhe duhet të jeni krenarë me atë që keni arritur deri tani. Jeni duke shkruar historinë. Ju e dini se mund të llogaritni gjithmonë në mbështetjen e UEFA-s për t’ju ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e futbollit.
Sot ju jeni një nga anëtarët e 55-të të asociacionit tonë dhe shumë të respektuar. Po ashtu urime lojtarëve që do të pranojnë sonte çmime. Ju nuk jeni vetëm futbollistë, jeni model për gjeneratat e ardhshme. Ju përfaqësoni shpresë për rininë…. Duke përkujtuar ish-kryetarin tuaj dhe shokun tonë të dashur, Fadil Vokrri. Na mungon. Kualifikimi në ‘Euro 2020’, në muajin mars, do të ishte dhurata më e mirë për ta nderuar figurën e Fadil Vokrrit. Paçi fat! Shijojeni ceremoninë. Jetoftë gjatë futbolli kosovar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në…