Presidenti Meta uron boksierin shqiptar   

13 maj 2019 | 16:33

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, regjistroi një tjetër sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampion bote në kategorinë “Junior WBC”, teksa mposhti me pikë 97-93 polakun Tvardovski, në duelin e zhvilluar në Magdenburg të Gjermanisë.

Boksieri shqiptar

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar boksierin shqiptar për triumfin e tij.

“Shpallja kampion bote në kategorinë ‘Junior WBC’ e 21-vjeçarit shqiptar Jurgen Uldedaj, është një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist. Urime të përzemërta për kampionin tonë të pamposhtur në ring dhe paraqitje gjithmonë të shkëlqyera në të ardhmen!”, ka shkruar Meta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka bërë thirrje…