Presidenti ngre dolli për Clintonin dhe Albrightin

11 qershor 2019 | 20:17

Presidenti Hashim Thaçi ka ngritur një dolli për ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright, në darkën që është shtruar për nder të tyre.

“Një dolli për miqtë e mëdhenj të popullit tonë, miqtë e Republikës së Kosovës, për presidentin Clinton, sekretaren Albright dhe miqtë tjerë në këtë darkë të përbashkët. Qofshi përjetë të bekuar!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në këtë darkë ishin të pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ambasadori amerikan Philip Kosnett dhe ambasadorë të vendeve të tjera në Kosovë, ministra si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar njëzëri…