Presidenti Thaçi: Guximi, çiltërsia dhe urtësia ishin virtytet e hoxhë Avdyl Krasniqit

12 tetor 2019 | 16:00

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ndarja nga jeta e Hoxhë Avdyl Krasniqit është një lajm tejet pikëlluese.

Thaçi e ka vlerësuar ish-ushtarin e Ushtrisë, Çlirimtare të Kosovës, si një njëri trim  me vlerat e parimet të larta morale.

“Avdyli ishte edhe njeri i fesë që predikonte vlerat e parimet e larta morale. Guximi, çiltërsia dhe urtësia ishin virtyte që e shquanin atë”, ka shkruar presidenti Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.

Fotografia e Hashim Thaçi

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqi. Që në fillim të viteve nëntëdhjetë, ai iu bashkua përpjekjes për liri dhe ishte pjesëtar i njësive të para të UÇK-së. Por, Avdyli ishte edhe njeri i fesë që predikonte vlerat e parimet e larta morale. Guximi, çiltërsia dhe urtësia ishin virtyte që e shquanin atë. Ngushëllimet më të thella familjes Krasniqi. Do të jetë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për Hoxhë Avdyl Krasniqi. HTH

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia mund të ndëshkohet nga UEFA për shkak të festës…