Presidentja e PE-së përkrah liberalizimin e vizave: Turp që disa vende trajtohen ndryshe

10 nëntor 2022 | 16:12

Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola është deklaruar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një intervistë për “N1 Zagreb”, ajo ka deklaruar se është e turpshme që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerat, shkruan lajmi.net.

“Është turp që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerët. Dua që institucionet dhe shtetet anëtare, veçanërisht ato që janë në sallën e pritjes për një kohë të gjatë, të jenë aleatë”, ka deklaruar ajo.

Ndër të tjera, ajo foli edhe për raportin e Serbisë me Rusinë, duke thënë se bisedat me Beogradin kanë qenë të qarta për sa i përket vënies së sanksioneve Moskës për luftën në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja pas miqësores së…