Presidentja Osmani ngushëllon familjen Ferati: Shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes

24 mars 2024 | 20:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes Ferati nga Istogu.

Osmani është shprehur se humbja e parakohshme e vëlla i kryetarit Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve.

“Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë”.

“Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin. Shpirti i tij pushoftë në paqe! I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka cilësuar…