Presidentja për targat: Jemi në luftë me bandat, presim përkrahje nga ShBA-ja dhe BE-ja

27 tetor 2022 | 11:49

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka folur edhe një herë për çështjen e targave.

Osmani ka thënë se një shumicë e madhe e serbëve i kanë konvertuar targat e tyre në RKS dhe i kanë hequr ato të kohës së Millosheviqit, ndërkohë ka thënë se një pakicë e serbëve që janë nën presion të madh nga Beogradi s’po e bëjnë një gjë të tillë.

Ngjarjet e fundit në veri ku janë djegur dy vetura që i kanë konvertuar targat, Osmani ka thënë se janë treguese që kjo çështje është çështje e sundimit të ligjit.

“Ka një kohë të gjatë që qytetarëve serb që po e zbatojnë ligjin dhe po i konvertojnë targat dhe që po i largojnë ato të kohës së Millosheviqit, po ju digjen makinat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Gjithë këto veprime të strukturave ilegale që janë në listë të zezë të SHBA-së dëshmojnë që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, ka thënë ajo.

Më tutje, Osmani ka thënë se vendimi për targat nuk është kundër serbëve, derisa ka shtuar se lufta e Kosovës është luftë kundër bandave dhe luftë për sundim të ligjit.

Në këtë kontekst, Osmani ka thënë se në këtë luftë presin përkrahje të ShBA-së dhe BE-së.

“Raporti për sundim të ligjit tregon që veprimet tona janë të drejta, assesi s’janë kundër serbëve. Por edhe fakti që 90 për qind  e serbëve i përdorin targat është dëshmi që ky veprim s’është kundër tyre. Lufta jonë është luftë kundër bandave. Në luftën tonë kundër bandave dhe për sundim të ligjit, presim përkrahjen e aleatëve edhe në Bashkim Evropian edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë…