Prishtina dhe Peja me numrin më të madh të rasteve të reja Covid

21 nëntor 2020 | 15:25

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste të vdekjes.

Prishtina është komuna me numrin e rasteve më të mëdha, gjithsej 309, kurse e dyta është peja me 63 raste.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe të shtunën numri i rasteve të reja me Covid-19…