Prishtina eliminohet nga garat ndërkombëtare

14 tetor 2018 | 17:23

Skuadra e Prishtinës e ka humbur edhe ndeshjen e dytë me skuadrën nga Ukraina, ZNTU-ZAB Zaporozhye.

Ndeshja e kthimit e rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) u luajt të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Zaporozhye e fitoi ndeshjen e dytë me rezultat 36:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:13 në të mirë të ukrainasve. Ndeshja e parë mes Prishtinës e Zaporozhyes është luajtur të shtunën mbrëma në kryeqytet, ndërsa ukrainasit fituan me rezultat 32:19.

Të dielën Prishtina u paraqit pak më mirë, por jo mjaftueshëm sa për të evituar një humbje tjetër të lartë. Zaporozhye vlerësohej favorit para ndeshjeve dhe ashtu si pritej kalon në rrethin tjetër të garave. Oltion Beshiri ishte më efikasi me 7 gola te Prishtina. Gjashtë herë realizoi Lindrit Fetahu. Ievgen Zhug me 11 gola udhëhoqi Zaporozhyen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur më pak se një orë deri në fillimin…