Prishtina fiton ndaj Ponte Prizrenit

16 nëntor 2019 | 23:30

Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 72:88 (17:19, 19:17, 15:26, 21:26), në ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi ka qenë shumë interesant, ku çerekun e parë fitojnë mysafirët 17:19, derisa vendësit u kundërpërgjigjën në periodën e dytë që e fituan 19:17, për të shkuar në pushim me rezultat 36:36. Megjithatë, në pjesën e dytë, prishtinasit ishin më të mirë. Dallimi u bë në periudhën e tretë, që e fitojnë bardhekaltrit 15:26 dhe atë të fundit 21:26, për të fituar në fund 72:88.

Malcom Canada shënoi 20 pikë për Ponte Prizrenin, derisa Urim Zenelaj kishte 15 pikë dhe 23 kërcime. Te Prishtina më të mirët ishin Fahro Alihoxhiq me 26 pikë e 14 kërcime, Jonathan Wade me 19 pikë, 6 kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 17 pikë, 4 kërcime dhe 7 asistime.

Prishtina tani ka gjashtë fitore dhe tri humbje, kurse Prizreni pesë fitore dhe pesë humbje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca po përballet me kushte të vështira të motit, ku…