Prishtina, Gjilani dhe Suhareka me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

12 janar 2021 | 15:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 279 rastet e reja me Covid, vetëm në Prishtinë janë paraqitur 126 sosh.

Pas Prishtinës, Prizreni, Gjilani, Suhareka dhe Gjakova janë komunat me numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Prizren 32 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Podujevë 10 raste, Rahovec 9 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Junik 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Novobërdë, Obiliq dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Intrade” ka dhuruar 150 palë uniforma anti-Covid për stafin…