Prishtina kualifikohet pas penalltive, Gjilani pas vazhdimeve

27 nëntor 16:42

Sot janë zhvilluar 12 ndeshje në kuadër të rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina ka kaluar në 1/8 e finales falë penalltive, duke e mundur Drenicën në Skenderaj, 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll pa gola.

Ndërkohë, me vështirësi këtë rreth e ka kaluar edhe Gjilani, që vetëm pas vazhdimeve ka arritur ta eliminojë Sharrin. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 2:2, derisa në vazhdime gjilanasit u treguan bindshëm më të mirë, duke fituar 6:2.
Nesër zhvillohen tri ndeshjet e tjera të këtij rrethi, derisa tërheqja e shortit për rrethin e 1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës tërhiqet të premten, më 30 nëntor, në orën 13:00.

Rezultatet

Lugu i Baranit – Liria 0-11
Vllaznia P – Besa 1-2
Ferizaj – Vllazëria Zh. 6-2
Fushë Kosova – Onix 3-2
KEK-u – Flamurtari 0-1
Bashkimi – Vëllaznimi 0-4
Sharri – Gjilani 2-2 (2-6 pas vazhdimeve)
Istogu – Ramiz Sadiku 3-1
Drenasi – Ballkani 0-1
Dukagjini – Arbëria 3-1
Kika – Vushtria 2-0
Drenica – Prishtina 0-0 (pas penalltive 4-5)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë takimeve që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të…