Prishtina lëshon fitoren nga duart ndaj Fushë Kosovës

02 tetor 2023 | 17:04

FC Prishtina e ka lëshuar nga dora fitoren në udhëtim te Fushë Kosova, pasi ndeshja përfundoi 2-2 në duelin që u luajt në kuadër të javës së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës

Vendasit lëshuan një mundësi ideale për gol në minutën e 39-të, kur Urim Statovci ishte përballë me portierin, por nuk ia doli të shënonte.  Në anën tjetër, Prishtina pas vetëm një minute ia doli të kalonte në epërsi me golin e Ardian Mujës, që u asistua prej Jalen Blesas. Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për kryeqytetasit, duke shënuar edhe të dytin, tani përmes Hasan Hysenit (47’).

Por, Fushë Kosova ia doli të ngushtonte epërsinë e Prishtinës, kur shënoi nga pika e bardhë nëpërmjet Armend Abazit në minutën e 51-të.

Mysafirët nuk ia dolën të mbajnë epërsinë, pasi Fushë Kosova i barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 95-të me anë të.

Pas javës së shtatë, Prishtina është në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Fusha Kosova në të fundit me vetëm dy sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
INTERVISTË EKSKLUZIVE me Bardhyl Mahmutin: Si u hoq cilësimi i…