Prishtina mposht Dukagjinin në Klinë

13 gusht 2022 | 19:10

Prishtina ka marrë tri pikë të plota në ndeshjen e parë në Superligën e Kosovës në futboll duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 1:2.

Ka qenë Muhamed Useini që ka shënuar gol në minutën e 92+2 për t’i dhënë një debutim triumfues Ismet Munishit në bankinën bardhekalëtr. Golin tjetër për Prishtinën e realizoi Endrit Krasniqi ndërsa për klinasit realizoi Ahmed Januzi.

Drita nuk ka shkuar më shumë se në kuotën e një pikë pasi ka barazuar me rezultat 2:2, ndërsa Gjilani nuk është befasuar në shtëpi pasi e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3:2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para disa ditësh ka ndërruar jetë Ardijan Berisha, 25-vjeçar, nga…