Prishtina mposhti Malishevën

19 tetor 2021 | 15:15

Skuadra e Prishtinës ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme nga përballja me Malishevën (2-1).

Skuadra kryeqytetase ishte me e mirë në këtë ndeshje dhe më plotë mërit arkëtojë pikët e plota ndaj një skuadre që po arrin rezultate pozitive në Superligë. Besnik Krasniqi realizoi dy gola nga penalltia në pjesën e parë për  rezultatin 2-0. Malisheva u mundua të rikthehet në lojë në pjesën e dytë, por e tera që e arriti ishte goli i Sobowale.

Pas dhjetë xhirove, Prishtina është e pesta me 13 pikë, kurse Malisheva zë vendin e gjashtë me 12 pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur…