Prizreni e përfundon me fitore

28 mars 2024 | 21:43

Proton Cable Prizreni e ka përfunduar edicionin e Prince Caffe Superligës me fitore, duke mundur në xhiron e 28-të Istogun me shifrat 99:108 (32:39, 25:24, 18:25, 24:20).

Në sfidën e zhvilluar në Prizren, prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e parë dhe të tretë dhe ju mjaftoi për fitore, në ndeshjen që nuk kishte aspak presion.

Arian Azemi zhvilloi ndeshje të jashtëzakonshme për Istogun me 41 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime, derisa te prizrenasit u dalluan Isaiah Kelly me 29 pikë e 16 kërcime dhe Ty Cockfield me 28 pikë.

Istogu i mbylli garat me një fitore e 27 humbje dhe edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë, kurse Proton Cable Prizreni do të ndeshet me New Basket për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video tregon detaje interesante rreth një njeriu që ka…