Profesoresha Basha-Jakupi po vlerëson programet akademike në Letoni dhe Rumani

16 nëntor 2021 | 14:18

Prof.asoc.Dr. Arta Basha-Jakupi, ish anëtare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) (2018-2021) aktualisht është angazhuar në cilësinë e ekspertes ndërkombëtare në dy prej agjencive evropiane të akreditimit, atë të Letonisë dhe Rumanisë, njofton Agjencia e Akreditimit e Kosovës.

Prof. Basha-Jakupi është përzgjedhur për të bërë vlerësimin e programeve në fushën e arkitekturës dhe studimeve urbane, në programet e studimit të nivelit Master dhe atë të Doktoraturës.

Angazhimi i profesoreshës Basha-Jakupi, dëshmon se përvoja e fituar në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës është e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlerësuar nga agjenci të shumta të Evropës, dhe është një fakt shtesë se AKA është rrugës së duhur të zhvillimit dhe njohjes ndërkombëtare, thuhet më tej në njoftimin e agjencisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy është akuzuar edhe për…