Prokuroria shënjestron një rast të koduar si ‘Thirrjet’, sekuestron 1.7 milion euro

11 qershor 2021 | 15:59

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur të premten takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda ku kanë shënjestruar një rast të ri të koduar si “Thirrjet”.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, janë të përfshirë 24 persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gjithashtu nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth 700 mijë euro, si dhe janë sekuestruar 1 milion e 700 mijë euro kesh dhe nëntë vetura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës brenda 13 vjetësh ka ndërruar 14 kryeshefa…