Prokuroria Speciale pranon donacion nga Britania për intervistimin e të pandehurve dhe dëshmitarëve

23 prill 2024 | 12:10

Prokuroria Speciale e Kosovës të martën ka pranuar donacion nga Britania e Madhe.

Pranimin e ka bërë kreu i këtij institucioni, Blerim Isufaj nga ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Me këtë rast, Isufaj, ka lavdëruar Britaninë për përkrahjen që është duke ia dhënë Kosovës në vazhdimësi

“Prania e juaj këtu, ambasador është një konfirmim i dëshmuar i mbështetjes për Prokurorinë Speciale të Kosovës, dhe më tepër e kuptojmë si mbështetje të punës tonë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, na motivon fakti që ju kemi ndër partnerët kryesorë, dhe kjo thjesht na bënë të ndihemi të sigurt”.

“Ne jemi shumë mirënjohës Britanisë së Madhe për mbështetjen e dhënë ndër vite në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale, etike dhe logjistike”.

“Ne si prokurori përgjatë punë sonë udhëhiqemi vetëm nga vlerat e pavarësisë profesionalizmit dhe efikasitetit, me qëllim që rezultatet që i arrijmë ato i bëjmë me guxim dhe ato të bazuara vetëm në Kushtetutë dhe ligjet e vendit”, ka thënë Isufaj.

Ndërsa ambasadori ambasadori britanik,  Jonathan Hargreaves e ka çmuar punën që ka bërë Prokuroria Speciale në luftimin e krimit dhe korrupsionit, duke shtuar se këto pajisje do të ndihmojnë edhe më tej këtë institucion.

“Është një nder të jem këtu si ambasador në këtë takim të rëndësishëm, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova së bashku me vendet e tjera të regjionit ndajnë të interes të përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe shpëlarjen e parave”.

“Për të luftuar këto duhet një bashkëpunim i ngushtë regjional e lokal. Ne jemi krenar për bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar me Prokurorinë Speciale të Kosovës, në progresin që është bërë duke luftuar krimin, korrupsionin dhe shpëlarjen e parave”, ka thënë Hargreaves, duke shtuar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Kosovën.

“Sot jam i kënaqur që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe më shumë, duke ua dorëzuar këtë donacion për investimin e të pandehurve dhe dëshmitarëve”, ka thënë ambasadori Hargreaves.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Murray…