Promovohet libri i Burgess “Inteligjenca artificiale”

23 korrik 2021 | 13:47

Të hënën, më 19 korrik, në Prishtinë, në ambientet e Innovation Center Kosovo (ICK), u mbajt promovimi i librit “Inteligjenca artificiale” nga Matt Burgess, sjellë në gjuhën shqipe nga Botimet Lekë.

No description available.

Në këtë promovim prezent ishte vetë autori Matt Burgess, redaktor digjital i përmbajtjes në prestigjiozen “WIRED UK”.

Atmosfera e ngrohtë që u krijua nga njerëzit e shumtë që ishin prezentë, pritjet në radhë për të marrë një firmë nga autori dhe interesi i madh i pjesëmarrësve për t’i bërë autorit pyetje, shënoi në mënyrën më të bukur promovimin e librit të parë të Botimeve Lekë.

No description available.

Matt përmendi gjatë eventit disa nga pikat kryesore të librit, si raportet e dy liderëve kryesorë të inteligjencës artificiale, ​ShBA-së dhe Kinës dhe konkurrencën se kush do të jetë lideri suprem i IA-së.

No description available.

U fol edhe për faktet se a do të zëvendësohen njerëzit nga robotët dhe se Inteligjenca Artificiale (IA),  do e bëjë edhe më të vështirë të pikasen imazhet e rreme nga ato të vërteta.

Ky libër, botuar në mars të vitit 2021, është një nga udhërrëfyes më të mirë për inteligjencën artificiale, botuar nga WIRED. Është një udhërrëfyes i së sotmes për inteligjencën artificiale, që vjen në shqip tre muaj pas botimit origjinal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është gëzuar lajmit që…