Protesta e Sindikatës së Re të KEK-ut shtyhet për të enjten

26 dhjetor 2023 | 20:19

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se protesta e paraparë për datën 27.12.2023 është shtyrë për datën 28.12.2023.

Sipas kësaj sindikate, gjatë bisedimeve dhe negociatave me menaxhmentin e KEK-ut, është përfituar nga një vazhdim i dialogut për kërkesat për rritjen e nivelit të pagave, raporton Klan Kosova.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve tona për një kompensim më të drejtë dhe të barabartë për punën tonë. Ne vazhdojmë të përkushtohemi për përmbushjen e kërkesave tona dhe presim që në ditët në vijim të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë palët përfshirëse”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka identifikuar një depo në Leposaviq në…