Protestohet kundër Ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni

18 mars 2018 | 17:38

Dhjetëra protestues janë mbledhur të dielën para Qeverisë së Maqedonisë në shenjë proteste kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ata kanë kërkuar nga presidenti maqedon, Gjorge Ivanov, të mos e dekretoj ligjin në fjalë. Protesta ka vazhduar e qetë dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë incident.

Përndryshe dje në llogari të ndryshme në rrjetet sociale bëhej thirrje për protesta masive dhe bllokim të rrugëve.

Ndërsa mbrëmë qindra qytetarë janë mbledhur në shenjë revolte para shtëpisë së deputetit të LSDM-së nga Velesi, Pançe Ivanov. Edhe në Prilep janë zhvilluar protesta me thirrje dhe pankarta kundër ligjit të gjuhëve.

Ministria e Brendshme ka lajmëruar për pesë raste të incidenteve, duke përfshirë edhe djegien e automjetit të deputetes së LSDM-së nga Vinica, Sllavica Shumanska-Miteva dy ditë më parë, shkarravitjen e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe të disa objekteve të tjera në qytete të ndryshme të vendit, por pa dhënë detaje të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizioni shtetëror sirian ka bërë me dije se presidenti i…