PSD-ja me strategji kundër korrupsionit

18 prill 2019 | 13:36

Kryetari i Partisë Socialdemokrate(PSD), Shpend Ahmeti, ka thënë se korrupsioni dhe nepotizmi duhet të largohen nga institucionet publike.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se korrupsioni është nga shkaktaret  kryesorë që po i largon qytetarët nga vendi.  “Kur i shohim numrat për deklarime të pasurisë, punësimet e ndryshme tregojnë që një pjesë e madhe e shtetit është dhe shkon në rrjete të ndryshme mes politikes dhe bizneseve. Largimi korrupsionit është vetëm një përqindje  e shpresës që e shkakton të qytetaret. Pra është shkaku kryesorë i largimit. Pikat qe janë te domosdoshme të bëhen në Kosovës që të përmirësohet. Gjendja ne besojmë se do të ndërtojmë sisteme që parandalojnë dhe dënojnë kapin rastet e korrupsionit”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka deklaruar se korrupsioni dhe nepotizmi po e pengojnë zhvillimin ekonomik.

Madje, sipas saj, partitë e tjera nuk kanë strategji për luftimin e këtyre dukurive. “PSD-ja tashmë është duke hartuar strategji si do ti do te duhej të luftohej korrupsioni. Hapat që duhet të ndërmerr seriozisht janë. Organizmi i vetingut të reformohet organet e drejtësisë duke larguar gjyqtarë të korruptuar dhe që janë pjese te partive. Transparencë radikale ne procese gjyqësore, përmes kësaj vihet ne pah puna e secilit prokuror dhe gjykatës, aty mundë të kuptoni se pse po vonohen lëndët dhe nga kush”, ka thënë ajo.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Odës Ekonomike Gjermano - Kosovare, ministri i…