PSG-Dortmund, përfundon pjesa e parë

07 maj 2024 | 21:54

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Paris Saint-Germain dhe Dortmundit në Ligën e Kampionëve

Dy skuadrat e nisën përballej me një kujdes të shtuar, duke pritur gabimin e njëra-tjetrës, por që një gjë e tillë nuk ndodhi.

Rastin e parë serioz në ndeshje e krijoi Dortmundi, kur rrezikoi me anë të Julian Ryerson në minutën e 19-të, por që goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.

PSG mundohej të gjente hapësira në mbrojtjen e mysafirëve me Kylian Mbappen dhe Ousmane Dembelen, mirëpo dyshja nuk ishin efektiv.

Dortmundi lëshoi një tjetër rast shënimi, tani nëpërmjet Karim Adyemit, që lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 35-të, por Gianluigi Donnarumma ishte në vend.

Me gjasë në pjesën e dytë do të ketë së paku një gol, duke ditur se PSG  e ka humbur ndeshjen e parë në Gjermani me rezultat 1-0 dhe do shpresojnë që ta dërgojë ndeshjen së paku në vazhdime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje është shënuar 26 vjetori i rënies heroike të Artim…