PSG-ja dhe Chelsea kualifikohen në gjysmëfinale

13 prill 2021 | 22:58

PSG-ja dhe Chelsea janë dy skuadrat e para që sigurojnë një vend për në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Skuadra parisienë ju falë fitores 3-2 në Gjermani, pasi mbrëmjen e sotme pësoi një humbje minimale 0-1, por për shkak të golave në fusë kundërshtare kualifikohen ata.

Ishte një duel që do të sillte raste të shumta në gjysmë-orëshin e parë, me Neymar që gjeti traversën dhe shtyllën, por fati nuk ishte me të. Në krahun tjetër Bayerni do të gjente golin. Në minutën e 40-të, pas një aksioni të gjatë, Navas ndal Alaban, por më pas e kishte të pamundur për të ndalur Choupo-Mouting. Sulmuesi është shumë i saktë në goditjen me kokë.

Në fraksionin e dytë Bayerni tentoi me të gjitha mënyrat për të shënuar, por Navas i ndali mjaft mirë, ndërkohë që u ndje mungesa e Lewandowskit. Në krahun tjetër Neymar shpërdoroi sërish dy mundësi të tjera. PSG rezistoi deri në fund duke siguruar kualifikimin.

Chelsea u mund 0-1 në sfidën e kthimit, por kaloi në fazën tjetër pas suksesit 2-0 në Portugali. Taremi shënoi golin e vetëm mbrëmjen e sotme në minutën e katërt të shtesës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hoxha Shefqet Krasniqi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në një…