PSG-ja fiton miqësoren ndaj Kawasakit, shënon edhe Messi

20 korrik 2022 | 17:09

PSG-ja ka arritur një fitore 2-1 në miqësoren e luajtur sot kundër Kawasaki Frontale, në prag të fillimit të sezonit të ri.

Lionel Messi gjeti golin e parë, duke shënuar në minutën e 32-të me një goditje me të djathtën brenda zonës së rreptësisë, që do të kishte dhe një devijim në fund. Kalimuendo do të dyfishonte shifrat në minutën e 58-të duke shfrytëzuar një pasim nga Bernat.

Vendasit ndërkohë gjetën golin e vetëm të sfidës gjashtë minuta nga fundi me autor Yamamura.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do të mblidhet për…