PSG-ja refuzon ofertën e Barçës për Neymarin

29 gusht 2019 | 13:28

Paris Saint-Germain ka refuzuar ofertën e paraqitur nga Barcelona për transferimin e brazilianit Neymar. Skuadra spanjolle kishte ofruar 118 milionë paund, Ivan Rakitiqin dhe Jean-Clair Todibo, plus huazimin për një vit të Ousmane Dembele, por francezët nuk kanë pranuar.

PSG-ja e ka konsideruar jo të mjaftueshme ofertën për yllin e ekipit.

Ndërkohë që rivalët e Barcelonës, Real Madrid raportohet se është në pozicion të favorshëm për transferimin e mundshëm të Neymarit. Reali pritet të bëjë një ofertë për brazilianin përpara se merkato të mbyllet të hënën.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Joachim Low e ka publikuar listën me 21 lojtarë,…