PSG-ja urdhëron Neymarin të rikthehet në Paris

03 maj 11:56

Ylli brazilian Neymar thuhet të jetë urdhëruar nga klubi i tij Paris Saint-Germain të rikthehet menjëherë në Paris.

Neymari është dëmtuar më 25 shkurt gjatë ndeshjes së kampionatit me Olympique Marseille dhe që as operacionit të tij në mars ai ka qëndruar në Belo Horizonte të Brazilit. Sipas stacionit televiziv “Esporte Interativo”, Neymari pritet të rikthehet në kryeqytetin francez gjatë ditës së enjte.

Aktualisht numri 10 i Brazilit është në fazën e riaftësimit. Ai pritet të jetë pjesë e përfaqësueses braziliane për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. Kohët e fundit ai është përfolur edhe për një transferim te Real Madridi, por merkato e vërtetë pritet të fillojë pas Botërorit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco është i zhgënjyer se…