Publikon fotot provokuese nga shtrati, çfarë po përgatit modelja…

25 maj 2022 | 15:42

Tani që ka ardhur sezoni veror, rrjetet sociale mbushen me fotografi nga plazhi apo me bikini. Por jo vetëm kaq, pasi tani është edhe periudha ku këngëtarët sjellin projektet e tyre më të reja muzikore dhe që shijohen nga pushuesit në bregdet.

E të fundit që kanë bashkuar forcat për një projekt të ri janë Majk Kaveli dhe Bardhyl Idrizi, ose siç njihet ndryshe dhe thjesht Bardhi.

Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur dyshja duke postuar në “Instastory”, prapaskenat e videoklipit. Ajo çfarë ra në sy ishte prezenca e modeles seksi, Kejvina Kthella.

Ajo do të jetë protagoniste në klipin e këngëtarëve. Modelja nga ana tjetër ka postuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto provokuese mbi shtrat, shkëputur nga xhirimet e klipit.

“Pak dashni ama ama”, shkruan Kthella krahas postimit. Me prezencën e Kejvinës dhe temperaturave të nxehta të verës, pritet që kënga të jetë ritmike.

Publikon fotot provokuese nga shtrati, çfarë po përgatit

Publikon fotot provokuese nga shtrati, çfarë po përgatitPublikon fotot provokuese nga shtrati, çfarë po përgatit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cilat janë benefitet e të qenurit Rotarian? Rotary është organizatë…