Pulevi dëshiron përballje me Joshuan

09 shkurt 2020 | 13:31

Kubrat Pulev po tenton që përmes promotorit të tij, Bob Arum, ta zhvillojë një meç me kampionin e botës në boks, Anthony Joshua.

Edhe pse oferta ende nuk është pranuar nga anglezi, Pulev tashmë ka bërë paralajmërim për Joshuan. Ish-kampioni i dyfishtë evropian në boks i ka bërë me dije Anthony Joshuas, duke i thënë se do ta mposhtë në Londër.

“Qetësohu kampion, e di që e ke të vështirë të ndeshesh jashtë vendit tënd dhe ke plotësisht të drejtë për këtë’’, u shpreh 38-vjeçari. Ende nuk ka diçka zyrtare për detajet e zhvillimit të kësaj lufte, por më shumë mundësi do të zhvillohet në Londër, saktësisht në stadiumin e ri të Tottenhamit, “Totteham Hotspur’s Stadium”. Pulev në 29 meçe të zhvilluara ka arritur t’i fitojë 28 prej tyre. Humbja e tij e fundit ishte ajo kundër Vladimir Klitschkos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorët e njohur Zendaya dhe Jacob Elordi të hënën e…