PZAP-i urdhëron verifikimin e rezultatit zgjedhor për një kandidate të AAK-së

08 mars 2021 | 13:39

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidates së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputete, Florentina Gjergjaj për rinumërimin e votave.

Nga shkresat e lëndës rezulton se Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete nga radhët e AAK-së ka paraqitur apel me të cilin ka kërkuar që të rinumërohen fletëvotimet me kusht dhe fletëvotimet nga diaspora.

Gjergjaj kishte kërkuar verifikimin e të gjitha rezultateve që gjë është pranuar nga PZAP-i.

“Pranohet i bazuar apeli me numër Anr.581/2021 i datës 04.04.2021 i parashtruar nga Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete nga radhët e subjektit politike Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Nr,860/2021 të datës 04.04.2021 me të cilën ka kërkuar verifikimin e rezultateve të nxjerra gjatë numërimit dhe rinumërimit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 14.02.2021”, është thënë në vendimin e PZAP-së.

Po ashtu, PZAP-i ka urdhëruar Komisionin Qendror i Zgjedhjeve që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat e Kosovë dhe gjitha fletëvotimet nga diaspora vetëm sa i përket kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 10-vjetorin e nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,…