Qendra Rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca” pasurohet me 150 tituj të librave

06 korrik 2021 | 13:07

Me iniciativën e Ramadan Beshirit dhe pas kërkesës së drejtoreshës së  Qendrës Rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca”, njëherësh koordinatore e Qendrës Rinore “Harea”, Dafina Bajrami, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ka pajisur këtë qendër me 150 tituj të librave të botuesve të Kosovës. Drejtoresha Bajrami ka thënë se ky donacion me libra ka qenë mjaft i nevojshëm për këtë qendër pasi që aktivitetet në të i zhvillojnë kryesisht të rinjtë të cilët shprehin interesim të madh për librat e ri. Ajo e ka falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për këtë donacion dhe ka kërkuar bashkëpunim të tillë kulturor dhe bibliotekar edhe nga botues dhe institucione të tjera të kulturës të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lukas Podolski festoi 36-vjetorin e lindjes muajin e kaluar. Karriera…