Qeveria e Kosovës ka rënë në grackën e Serbisë

08 korrik 2022 | 08:12

Funksionari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka rënë në grackën e Serbisë për çështjen e dialogut.

Ai ka thënë se status-quoja është një gjendjeje që i konvenon Beogradit dhe Kremlinit.

“Kjo qeveri ka rënë në grackën e Serbisë e cila kërkon status-quo. Status-quoja i konvenon Beogradit dhe Kremlinit. Dështimi i dialogut nuk është krejt për fajin e qeverisë sonë, megjithatë ka përgjegjësi”, ka thënë Hamiti në emisionin “dPt te Fidani”.

“Pse Kosova po bie në grackën e Serbisë?”, ka pyetur ai.

Hamiti ka theksuar se është krijuar përshtypja që Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme për dialog e, sipas tij, këtë gjë e kishte thënë edhe vetë.

“Qeveria duhet të kërkojë që dialogu të dalë në nivel politik, sepse dialogu ka degraduar në nivel praktik”, ka theksuar tutje.

Hamiti ka kërkuar që qeveria të mbajë lidhje me qeverinë amerikane drejtpërdrejt ngaqë, sipas tij, vetëm ShBA-ja mund ta shtyjë përpara dialogun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara për ta zëvendësuar Boris Johnsonin në pozitën e kryeministrit…