Qeveria e shpresës vs qeveria e propagandës, mashtrimit dhe dëshpërimit!

29 gusht 2023 | 17:04

Shkruan: Hisen Berisha

Për të kundërshtuar këto gënjeshtra, qytetarët duhet të analizojnë të dhënat dhe faktet e vërteta.

Duhet të kërkojnë llogari nga qeveritarët për rezultatet dhe premtimet e tyre.

Nëse kjo rritje ekonomike nuk përmirëson jetën e qytetarëve në një mënyrë të dukshme, atëherë është e qartë se ka diçka që nuk shkon.

Në vend që të besojnë të gjitha gënjeshtrat e qeveritarëve, populli duhet të jetë skeptik dhe të kërkojë transparencë dhe llogari nga ata. Vetëm nëpërmjet kësaj forme veprimi mund të shpresojmë për ndryshime të vërteta dhe përparim të vërtetë në vend.

Përndryshe qeveritarët kurtian,me gjuhën e shifrave ngjasojnë shumë me personazhet e Gerge Orwell, dhe zë gjithë duket se vuajnë nga sindromi “psihologia fantastica”, prandaj duke ia përsëritur vetvetes si frazeologji autike gënjeshtrat zyrtare si kjo për rritje e zhillim ekomomik, fillojnë ti besojnë edhe vet ato.

Por kjo nuk është më tragjike se fakti që këta mendojnë dhe besojnë se edhe populli është me të njëjtat probleme sociopatike dhe i beson gënjeshtrat e tyre.

Qeveria e Kosovës me propagandë po dëshiron të kompensoj dështimet në të gjitha fushat e qeverisjes në Kosovë.

Nëse i analizojmë eksportet e Kosovës, që nga nënshkrimi i MSA (Marrëveshja per Stabilizim Asocim), eksportet e Kosovës morën hov veçanërisht në periudhën e pandemisë për shkak se eksportet kineze u bllokuan të qarkullojnë drejtë Evropës.

Me këto masa, ju hap rruga edhe eksporteve kosovare por, që mjerisht këtë rritje e këtë bum të eksporteve nuk e përcjelli qeveria me politika stimuluese. Ketë vit, sipas të dhënave statistikore mjerisht nuk do ta ruajmë rritjen e eksporteve, por pritet edhe që të marrë kahje negative në raport me vitin paraprak ( 2022).

Krejt kjo për shkak të politikave destimuluese të qeverisë për prodhuesit, ikjes së fuqisë punëtore, problemeve me energji elektrike, ndaljes së investimeve, dhe pengesave të ndryshme që ju bëhen prodhuesve duke përfshirë edhe klimën politike që u krijua në Kosovë, të cilën natyrisht partnerët e jashtëm të biznesit e vlerësojnë si rrethanë.

Rritja e të hyrave doganore ka ardhur si pasoj e inflacionit të lart dhe në këtë rast importet nuk janë më të mëdha në sasi por si vlerë monetare të hyrat janë më të mëdha. Për shembull t’i marrim të hyrat nga importi i naftës janë më të mëdha, por sasia e naftës është diku për rreth 8 për qind më pak e importuar. Kjo tregon më së miri se ekonomia e vendit është në stagnim, se çdo vend në zhvillim energjinë e hidrokarbureve dhe energjinë elektrike e ka në rritje.

Aspekt tjetër i rritjes ekonomike është edhe transporti ndërkombëtar që ka ndikuar bukur shumë në të hyra, qoftë nga të hyrat e taksave, nga shtrenjtimi dhe numri i madh i biletave, qoftë nga të hyrat nga koncesionimi i aeroportit që ka sinjale se është duke u abuzuar me kontratën koncesionare nga kompania “Limak”, bashkë me sekserët e qeverisë.

Qeveria propagandon për rritje të ekonomisë dhe unë logjikisht po e shtroj pyetjen nëse  kjo rritje ekonomike është kthyer në mirëqenie të qytetarëve?

A ka rroga më të mira?

A ka çmime më të lira?

A ka standard jetese më të lartë?

A ka infrastrukturë e rrugë më të mira e të mirëmbajtur?

A ka arsim e shëndetësi më të mirë?

Po të kishte rritje ekonomike, impakti sajë do afektonte çdo fushë të zhvillimit. Po të kishte rritje ekonomike këto do përktheheshin në mirëqenie të qytetarëve!

Por, është i kot çdo sqarim me kategorinë e qytetarë  të cilët kjo qeveri i konsideron “analfabet funksional – 47 për qind” dhe duan ta pranojnë mashtrimin që ua servon qeveria në vend të shpresës e kthesës, me logjikën  se “është më e lehtë për ta që ta mashtrojnë popullin se sa për (opozitën, mediet e shoqërinë civile) që t’i bindin se janë të mashtruar”. Por, koha është dëshmitari më i mirë i të vërtetës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Financa i PDK-së, Arben Mustafa, ka…