Qeveria Kurti po e falimenton Kosovën

24 qershor 2022 | 12:11

Nga Hisen Berisha

Qeveria Kurti 2 po e falimenton Republikën e Kosovës si projekt shtetëror dhe dalëngadalë po shpalos “Republikën e tretë” një shtet komunist-radikalist,  që civilizimit modern i ofron vetëm njeriun si mall tregu!

Stafi ministror dhe 120 deputetët e Kuvendit nuk kemi krizë ekonomike.

Hipokrizia të bën të paaftë për t’u turpëruar!

Sot, në foltoren e Kuvendit u dëgjuan deputetë, ministra e vet kryeministri të deklarojnë të pavërteta për rritjen ekonomike  nga ajo dy shifrore në një shifror 5% dhe kualifikimin e popullit si i “pa dijshëm” nga ana e kryeministrit Kurti, në vazhdën e kualifikimit që u kishte bërë më herët 47% si “analfabet funksional”.

Pra, rezulton më së e vërtetë se hipokrizia si mungesë e dinjitetit, të bënë të paaftë për t’u turpëruar!

Arroganca si rrugë për zgjedhje të problemeve ekonomike identifikon qeverinë e Albin Kurtit & Co.

Sado që të ndani fonde/lëmoshe në ketë krize, është si me qitë dru në zjarr, sa të qitsh ai i djegë.

Përderisa, nuk ka asnjë investim të jashtëm në vitin e krekosjes dhe “shpresës”, asnjë investim as vazhdim i projekteve infrastrukturore që nga viti 2014, asnjë kompani nuk punon, asnjë stimulim i ndërmarrësisë, etj., e si rezultat kemi vetem cikël gjenerimi të krizave, po them se, së pari duhet hequr vet shakatari i krizës apo krizave, e ky shkaktarë është vet qeveria.

Pra, vet zgjidhja me eliminimin e shkaktarit të krizës, është krizë si zgjidhje.

Kriza ekonomike nuk ka ardhur nga një faktor i vetëm po një set faktorësh.

Prandaj kjo qeveri është në bankrot.

Për ta zbutur krizën mendoj se, propozimit të nxitur nga kërkesat qytetare për Trustin, që po interpretohet si formule zbutëse kalimtare, i duhet shtuar edhe pese masat tjera, siç u veprua në qeverisjen Hoti, edhe me i sjellë për miratim në kuvend edhe tre ligjet: atë të pagave (te rritura), të sigurimeve shëndetësore dhe pensionimet e parakohshme invalidore dhe të punës, duke rregulluar së pari, statusin e shërbimit të qytetarëve që punojnë bë uniformë dhe të armatosur siç janë Policia e Kosovës.

Këto janë e vetmja mundësi për ta zbutur krizën ekonomike dhe sociale.

Ajo çka mundë të konstatojmë aktualisht është se, e vetmja fushë ku po zhvillohen aktivitetet ekonomike pozitive, është gastronomia edhe ajo për shkakun e disa mbrëmjeve të maturës që organizohen tradicionalisht, të tjerat i keni ndalur dhe mbyllur gjoja se po ndalim “gjakderdhjen financiare”.

 

Ndodhur në këtë situatë them se Trusti ka efekt një ditor apo mujor, e kjo për shkak të krizës sociale të qytetarëve duhet lejuar, por çështja shtrohet, muajin tjetër çka do të bëjnë përfituesit e trustit?

Ata do të jenë minus aq euro sa tërheqin në trust, edhe do të mbesin me të njëjtën mundësi blerje ndërkohë që çmimet e shportës, të naftës, artikujve esencial, etj. po dhe do të ngritën çdo ditë si pasojë e recensionit ekonomik, që për mua është bankrot i pastër qeveritarë.

Kështu, ministri i ekonomisë apo financave në qeverinë e bankrotuar, do të vazhdojë talljen cinike me fukarallëkun e qytetarëve, duke u krekosur se qeveria zbuti krizën ekonomike me 100 eurot e famshme dhe se si u fasionua me blerjet nëpër qendrat tregtare.

Pra muajt tjerë çfarë do të ndodhë?

A zbresin çmimet?

A iu hiqen tërheqjet në minus në banka?

Unë them se jo!

Ju po taktizoni duke pritur sezonin e ardhjes së bashkë familjarëve tanë nga mërgimi.

Ata do të bëjnë disa dasma, do lajnë disa nga borxhet e vëllezërve të tyre, që u janë mbledhur gjatë këtyre muajve dhe kjo do të shkëlqejë në sipërfaqe, thua se krejt u zgjedhën.

Por, ky efekt është kalimtare, menjëherë gjenerohet kriza dhe në Shtator do të kthehet realiteti i rëndë i krizës ekonomike të thellë, e ju keni me vazhdua me ja lanë fajin luftës në Ukrainë, athua se Kosova ka pasur të vetmin shtet partner ekonomik Ukrainën!?

Sot, e ditëve të shkuara e në vazhdim kjo qeveri as ekspert të fushës nga spektri politik, nuk ka sjellë para kuvendit, si obligim një studim elaborat për tejkalimin e kësaj krize ndërsa kërkesës se grupit parlamentar të PDK, për tërheqjen e parave nga trusti, qeveria po i përgjigjet me arrogancë.

Prandaj nga tani, mundem me iu drejtua popullit të Kosovës me thirrjen “shtrëngoni rripat” se kriza në vjeshtë ka me u thellua.

Mjekët, arsimtarët, policet, punëtoret e administratës publike dhe krejt ata që mbijetojnë nga pagat për punën në shtet, do të kenë gjysme për gjysmë më pak zaire për muajit e dimrit dhe me refuzimin e ZRRE dhe vendimin e Gjykatës Supreme për ulje të çmimit të energjisë, keqmenaxhimin në KEK dhe avaritë e pritshme, as rrymë për ngrohje!

Pra trekëndëshi aktual i “Bermudës politike” në Republikën e Kosovës ka me rrënua ekonominë familjare dhe për pasojë do të shtohet numri i rasteve sociale, duke kthyer edhe një herë pamjet nga poema e mjerimit të Migjenit” bukën tonë të përditshme falma sot” dhe krekosja e kryeministrit se ka ndalë gjakderdhjen financiare!

 

Shoku Albin!

Stafi yt ministror dhe 120 deputetet e Kuvendit nuk kemi krizë ekonomike.

I tërë populli shqiptarë dhe pakicat janë në krizë të thellë.

Bujku e blenë naftën me çmimin e njëjtë siç e blenë edhe ai me X6.

Mos eja me patriotizëm, sepse Trusti mbrohet dhe rritet me zhvillim ekonomik.

Siç të thash më sipër: kjo është taktikë e qeverisë “hiq e mos këput” deri sa të vijnë bashkatdhetarët që e rrisin konsumin dhe arkëtimet e qeverisë përmes çmimeve të larta dhe TVSh e akcizës që vjedhë xhepat e tyre dhe shtetin.

Pra e vetmja zgjidhje janë tre ligjet që i theksova dhe rishikimi i buxhetit.

Keni deklaruar se ka të hyra më të larta dhe më shumë se planifikimi nga doganat dhe tatimet, atëherë rriteni buxhetin.

Ku po e qoni atë buxhet?

Në çfarë kolapsi e ke futur shtetin?

Kur ke zero investime, ku po i destinoni këto të hyra?

Asnjë gurëthemel të asnjë institucioni.

Asnjë investim në Republikën e Kosovës. Zero ngritje page. Zero shkolla të ndërtuara. Zero investime në universitete.  Pra thënë shkurt, Qeveria Kurti 2, po e falimenton Republikën e Kosovës si projekt shtetërore dhe dalëngadalë po shpalosë “Republikën e tretë” një shtet komunist-radikalist, i ngjashëm me Pakistanin, Afganistanin apo Republika të ngjashme të cilat civilizimit modern i ofrojnë vetëm njeriun si mall tregu!

*Fjala e deputetit Hisen Berisha në seancën e Kuvendit ku është diskutuar Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trsuti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se liberalizimi i ishte…